Mourinho sfidon Kete sezon Reali do fitoje gjithcka
Trajneri i Realit të Madridit, Jose Mourinho surprizon gjithmonë sa herë del përpara mediave. Ky është një nga specialitetet e trajnerit portugez, që në cdo deklaratë të tij mban një qëndrim të ndryshëm. Nëse vetëm përpara një jave shprehej se nuk premtonte tituj, në konferencën e fundit për shtyp ka bërë të ditur se Reali i Madridit do të fitojë gjithçka në këtë sezon. Një sfidë e hapur ndaj Barcelonës, që në sezonin e parë i lejoi Jose Mourinhos të fitojë vetëm Kupën e Mbretit.
“Reali i Madridit është një klub që ka bërë historinë në futbollin europian dhe për këtë arsye objektivat e tij janë madhorë. Nuk mendojmë për sezonin e fundit, megjithëse ndryshe nga shumë persona, për mua ishte pozitiv. Po përgatitemi për të fituar gjithcka në këtë sezon dhe unë besoj te skuadra”, ka thënë Mourinho.
E paevitueshme për trajnerin ishte tema e merkatos. Portugezi ka përgënjeshtruar zërat për largimin e Rikardo Kaka, ndërsa ka lënë të kjuptohet se Reali nuk ka hequr dorë nga talenti tjetër brazilianj Nejmar. “Rikardo është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën. Dëgjoj shumë gjëra në lidhje me të ardhmen e tij, por deri tani asgjë nuk është e vërtetë.
Sa i përket Nejmar, ai ende nuk është një lojtar i Realit dhe do të flas për të kur ai të bëhet i tillë”, ka përfunduar Mourinho, i cili vazhdon përgatitjet me skuadrën e tij në prag të sezonit të ri të Primera Division që nis në fund të këtij muaji.
Nertan Prifti