Grinden policet godet kolegun me qyten e pistoletes

Një grindje mes kolegësh, për pak sa nuk i ka marrë jetën një personi. Kanë qenë dy punonjës të policisë bashkiake të Tiranës,të cilët pasi janë grindur me njëri-tjetrin, për shkaqe ende të paqarta, njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-uzinës “Enver”, në kryeqytet ku polici bashkiak Dilaver Shkreli është plagosur nga kolegu i tij, Endri Durrsi me qytën e pistoletës. I plagosuri u dërgua menjëherë në spital, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se shkak për këtë grindje banale është bërë një relacion i Shkrelit sipas të cilit akuzohej kolegu i tij Durrsi për sjellje të pahijshme.
Policia shkoi në vendin e ngjarjes, ndërsa ka shpallur në kërkim policin bashkiak, Endri Durrsin. Sakaq, nga të dhënat e para mësohet se pistoeleta me të cilën Durrsi ka goditur Shkrelin nuk është armë e detyrës, por pistoletë të cilën e mbante pa leje.