E Diel, 1 Nëntor 2026

Mourinjo cilësohet dështak në Spanjë, Pepe i pashitshëm

TIRANE-Dështak. Kjo është fjala e vetme që mund të përmbledhë mendimet e tifozëve të skuadrave të ligës së parë dhe të dytë në Spanjë, të cilët morën pjesë në një sondazh, ku dhanë votat e tyre për ish-trajnerin e Realit të Madridit, Zhoze Murinjo. Sondazhi u zhvillua në stadiumet e Spanjës, me tifozët të ndryshëm gjatë sezonit të shkuar, ku 69 përqind e të intervistuarve e kanë vlerësuar portugezin nga nota zero deri te katra, me një mesatare ngelëse të përafërt me notën tre. Si për ironi, tifozët që i dhanë një notë më shumë se mesatarja janë ata të Atletikos së Madridit dhe Barcelonës, që vazhdojnë të gëzojnë për sukseset e tyre të fundit ndaj skuadrës merenges.

Ndërkohë Reali është i përfshirë nga ethet e merkatos. Madrilenët vijojnë të marrin oferta për Pepen, por drejtuesit merenges nuk dëshirojnë të privohen nga qendërmbrojtësi portugez. Së fundmi ishte Mançester Siti që tentoi ta bindte Realin për tranferimin e 30-vjecarit në Premier Ligë, por në kryeqytetin spanjoll nuk kanë asnjë dyshim: Pepe nuk është në shitje. Edhe trajneri Karlo Ançeloti e ka bërë të qartë se Pepe nuk duhet të largohet, pasi do të ketë një rol protagonisti në mbrojtje. Edhe nëse për Pepen ofrohen 25 milionë euro, përgjigja sërish do të jetë negative, sepse në rast largimi të tij Reali duhet të gjejë një qendërmbrojtës cilësor, që për momentin mungon në qarkullim.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›