E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare, Mario Gomez kalon te Fiorentina

Tashmë është gjithçka zyrtare, Mario Gomez është i Fiorentinës. Klubi vjollcë ia doli të bëjë goditjen decizive, teksa ka gjetur akordin me Bajernin dhe sezonin e ardhshëm Gomez do të luajë në “Artemio Franki”. 20 milionë euro është opercaioni i transferimit të futbollistit gjerman drejt Fiorentinës.

Vullneti i vetë futbollistit ishte deciziv, që pavarësisht ofertës së Napolit, preferoi Firencen. Mario Gomez, që sezonin e fundit fitoi gjithçka me fanellën e ekipit bavarez, firmosi një kontratë katër vjeçare. Transferta e tij u zyrtarizua edhe nga Karl Hainz Rumenige, që tha se klubi respektoi dëshirën e sulmuesit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›