E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinjo i kënaqur: Por është herët për titullin

Me tripikëshin e radhës, Interi e çoi në tetë distancën nga Milani i vendit të dytë, që duhet të luajë ndeshjen e prapambetur ndaj Fiorentinës. Megjithatë, për teknikun luzitan, asgjë nuk është mbyllur përsa i përket çështjes së titullit.“Jo vetëm Milani e Juventusi, por edhe Roma mund të hyjnë në luftën për të fituar kampionatin – u shpreh Mourinjo për “Sky” -. Roma ka treguar se është e aftë të fitojë terren, e ka vërtetuar para dy sezonesh, kur ishte -12 dhe arriti të vërë në vështirësi Interin”.Ndërkohë, ai vlerësoi lojën e të tijve në takimin e mbrëmshëm. E vetmja keqardhje për “Special one” mbetet dëmtimi i Muntarit, që bëhet akoma më problematik pas kartonave të verdhë të Tiago Motës dhe Stankoviçit, të cilët nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen e radhës ndaj Kievos.                                                                                              

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›