Basha: Angazhim maksimal për goditjen e trafikut
Gjatë mbledhjes së fundit për vitin 2009, të Komitetit Shtetëror për Luftën kundër Trafikut të Qënieve Njerëzore, zhvilluar sot në Hotel "Sheraton", ministri i Brendshëm Basha, me cilësinë e drejtuesit të këtij Komiteti, tha se "Strategjia kombëtare kundër trafikimit të qënieve njerëzore është një nga dokumentet me të rëndësishme në luftën kundër krimit të organizuar". Për ministrin Basha, kjo luftë është pjesë e angazhimit të Shqipërisë në procesin për integrimin e saj në Bashkimin Evropian. "Tani më shumë se kurrë kërkohet një angazhim edhe më i madh i të gjithë strukturave përgjegjëse shtetërore e OJF-ve në zbulimin, parandalimin dhe goditjen e këtij fenomeni", tha Basha.