E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinjo sërish kritik ndaj Balotellit

Trajneri i Interit, Jose Mourinjo, ka shpjeguar se pse ai e zëvendësoi autorin e njërit prej golave, Mario Balotelli, në pjesën e dytë të lojës, në fitoren e Arbëmshme prej 3-1 ndaj Bolognas. "Ne fituam duke luajtur mirë, pa probleme dhe e merituam rezultatin. Balotelli kishte një pjesë të parë normale, humbi një gol dhe shënoi një tjetër. E zëvendësova në pjesën dytë pasi ai kishte karton", ka thënë Mourinjo.
"Përvoja më mëson se disa lojtarë mund t'i kontrollojnë emocionet kur kanë kartonë, por Mario gjithmonë luan në mënyrën e njëjtë, andaj preferova të mos rrezikoj të luaj me 10 lojtarë", ka shtuar portugezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›