E Diel, 1 Nëntor 2026

Reali, tri pikë që “rrëzojnë” Barçën nga froni &

Gonzalo Higuain, i aktivizuar si titullar nga Pelegrini, duke lënë në pankinë kapitenin Raul, shënoi golin tripikësh për “Galaktikët” në minutën e 22-të, pas një aksioni të nisur nga këmbët e Kaka. Avantazh i merituar për madrilenët, që i kishin shkuar pranë golit edhe dy herë të tjera më parë.

15 minuta para fundit, miqtë nga Santanderi barazojnë shifrat me anë të 18-vjeçarit Kanales (i futur vetëm pak minuta më parë), por gjyqtari e anullon golin për një pozicion të parregullt. Megjithatë, nga përsëritja u vu re që vendimi i anësorit ishte i gabuar. Kështu, një barazim i mohuar për Rasing, që megjithëse për nga mënyra si shkoi loja ishte i pamerituar, erdhi në mënyrë të rregullt.

Një javë para superpërballjes në “Kamp Nou”, Reali i Madridit rimerr vendin e parë në Primera Divizionit, duke u ngjitur në kuotën e 28 pikëve, një më shumë se Barcelona, që do kërkojë sërish kreun javën tjetër në ndeshjen direkte.

Real Madrid 1 – 0 Racing Santander (Higuain 22’)

Real Madrid: Kasiljas; Arbeloa, Pepe, Garay, Marcelo; Kaka (Van der Vart 88’), Xabi Alonso, Granero (Diarra 86’), Drenthe; Higuain, Benzema (Raul 61’). Trajner: M. Pelegrini

Racing Santander: Tono; Pinillos (Henrique 60’), Torrejon, Morris, Christian; Colsa, Luis Garcia, Lacen, Munitis; Oscar Serrano (Canales 61’), Tchite (Geijo 69’). Trajner: J. Gonzalez

Gjyqtar: R. Dominguez

Kartonë të verdhë: X.Alonso, Garay / Morris, Munitis, Lacen  

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›