E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnja-Kukësi mbyll sot javën e parë

Në stadiumin "Roza Haxhiu" të Lushnjës do të luhet sot ndeshja e fundit e javës së parë së Kategorisë Superiore. Lushnja-Kukësi do të kompletojë kështu startin e Superligës, një ndeshje që do të luhet në orën 17:00. Këto skuadra një vit më parë garonin në Kategorinë e Parë, ku pati një rivalitet të madh, por kuksianët arritën në fund të zinin vendin e dytë dhe të hynin në Superligë, por që më pas shkruan me germa të arta historinë jo vetëm në futbollin shqiptar, por edhe në Europë, ku kaluan tri ture. Ndërsa Lushnja arriti këtë sezon të ngjitej në Superligë, madje duke u shpallur kampione në Kategorinë e Parë. 
(a.k/E.Ilnica/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›