E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka i kushtoi Realit 115 mln euro

Kur Kaka u transferua në Madrid, u cilësua si një nga blerjet më të bujshme të kohës, por edhe që pritej të ishte tepër e suksesshme. Në të njëjtën kohë, Reali bleu edhe Kristiano Ronaldon. Mesfushori aktual i Milanit pati probleme të shumta me dëmtimet dhe kjo e pengoi që të japë maksimumin. Plot 67 milionë euro pagoi klubi i Florentino Perezit për kartonin e lojtarit, ndërkohë përfitonte një shifër prej afro 12 milionë eurosh në sezon, përfshirë premiot e ekipit. Për një lojtar që nuk arriti të japë as kontribut minimal, kostoja, sipas medias spanjolle, ka qenë plot 115 milionë euro. 
(a.k/E.Ilnica/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›