E Shtunë, 31 Tetor 2026

Yepes në Milan

Mbrojtësi i Chievos, Mario Yepes edhe zyrtarisht ka arritur marrëveshje për transferim në Milan në qershor 2010, kanë njoftuar klubet nga Serie A të premten.

34 vjeçari është duke kaluar një sezon të shkëlqyeshëm, ndërsa kishte zgjuar interesim nga klube të ndryshme, pasi kontrata e tij me klubin nga Verona skadon në fund të këtij sezoni. Por, Rossonerët ishin më të vendosur, duke i ofruar kontratë dyvjeçare me pagë prej 900 mijë euro në vit, ndërsa Chievo nuk do të merr kompensim nga ky transferim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›