Moxart, Bah dhe Brams në tingujt e orkestrës së RTSH-së
24/06/2009 Stina koncertore e orkestrës simfonike të RTSH-së vazhdon me disa nga emrat më të njohur të muzikës botërore. Veprat e Moxartit, Bahut dhe Bramsit do të vijnë në një mbrëmje koncertore më 25 qershor nën drejtimin e dirigjentit Oleg Arapi dhe interpretimin e pianisteve Edlira Braka, Elda Aliaj dhe Besiana Çegrani.
Solistët
Oleg Arapi lindi në qytetin Borisoglebsk të Rusisë. Në vitin 1988 mbaron Institutin e Lartë të Arteve Tiranë në degën dirigjim në klasën e pedagogut Eno Koço. Koncerti i tij i diplomës u vlerësua maksimalisht. Punon dirigjent i orkestrës simfonike të filarmonisë të qytetit të Vlorës, me të cilën realizoi me cilësi koncerte të ndryshme simfonike me krijimtari të autorëve të ndryshëm, si Vivaldi, Bah, Bethoven, Brams, Moxart, Mendelsohn, Shubert, Briten, Kreisler etj. Në vitin 1989 fiton çmimin e tretë si dirigjent në takimin kombëtare të orkestrave simfonike. Në vitin 1996 fiton medaljen e artë në konkursin ndërkombëtar në Netanya të Izraelit me korin e grupit “Iliria”, Vlorë. Më pas punon dirigjent kori në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve dhe mjeshtër kori pranë TOB-it, Tiranë, në vënien e operave “Norma e Belinit”, “Traviata” e Verdit etj. Ka dirigjuar koncerte të ndryshme në Itali, Spanjë, Rusi etj.
Edlira Braka është kurorëzuar me sukses në konkursin EPTA me çmimin e tretë, të cilin e përmirëson në vitin 2002 me çmimin e dytë dhe më vonë kur mori diplomën e aktivitetit me motivacionin “Për interpretimin më të mirë të sonatës klasike”. Në mars 2009 luajti në Moskë me shumë sukses. Është një nga talentet e brezit të ri në fushën e pianos.
Elda Aliaj, talenti i saj merr fill në vitin 2000, kur mori pjesë për herë të parë në konkursin prestigjioz të EPTA.
Besiana Çegrani, gëzoi sukses të menjëhershëm, të cilin e konkretizoi në konkursin ndërkombëtar të Barletas, Itali, ku u vlerësua me çmimin e parë. Vazhdon me trofenë e çmimit të parë në konkursin ndërkombëtar të Piacenza (Valtidone), Itali. Në dhjetor të vitit 2000, në konkursin “Këngët e tokës” u vlerësua me çmim special. Në vitin 2006 në konkursin “Mozartiana” në Shkup (Maqedoni) u vlerësua me çmimin e parë. E pason në konkursin “Këngët e tokës”, ku mori çmimin special. Ka luajtur tri koncerte recitale, ndër të cilat dy në TKOB në vitet 2008 dhe 2009 dhe tjetri në qytetin e Korçës.