Shtyhet sërish banda e Cërrikut, debate mes palëve në gjykatë
24/06/2009 Kundërshtohet dëshmia kyçe
TIRANË- Procesi gjyqësor kundër të pandehurve që bëjnë pjesë në të ashtuquajturën banda e Cërrikut, është shtyrë sërish në Gjykatën e Krimeve të Rënda Tiranë. Seanca e djeshme gjyqësore është karakterizuar nga debate mes palëve, të cilat kanë si qëllim mospranimin e dëshmisë së dhënë nga një prej të pandehurve që cilësohet i penduar nga drejtësia. Dje ka qenë Roland Xhepexhiu ai që ka krijuar debatet mes palëve dhe më pas procesi ka shkuar drejt shtyrjes. Gjykata e ka shtyrë për javën që vjen duke i tërhequr vëmendjen të pandehurve dhe avokatëve për bojkotin që bëjnë herë pas here. Nuk është hera e parë që ky proces shtyhet pas rebelimit që bëjnë të pandehurit. Bëhet fjalë për procesin gjyqësor, i cili është ngritur kundër një grup personash që në vitin 1997, qëlluan mbi gardistët në qendër të Cërrikut duke lënë të vrarë gjashtë prej tyre. Por ky proces për organin e akuzës është duke u zbardhur vetëm mbi faktet që ka treguar një prej të pandehurve e pikërisht Bujar Buzani. Ky i fundit ka nxjerr emër të personave që shtyn drejt krimit dhe më pas ka treguar se si persona të veshur me pushtet i bënë thirrje për të qëlluar mbi gardistët e pafajshëm.