Moxhi: Italianet nuk e kanë të gjatë në Champions
Milani do të presë nesër në “San Siro” Mançester Junajtid, kurse të mërkurën Fiorentina udhëton në Gjermani ku do të luajë përballë Bajernit të Mynihut. Ndërkohë që të mërkurën tjetër Interi do të presë në shtëpi Çelsin e Karlo Ançelotit.
Por sipas Moxhit, futbolli italian as që mund të krahasohet me atë anglez apo spanjoll dhe kjo është arsyeja që ekipet italiane do ta kenë shumë të vështirë të avancojnë më tej në Ligën e kampionëve. “Do ta shohim që futbolli italian nuk është në gjendje të konkurrojë në arenën europiane”, u shpreh ai për “Gold Sport”.
“Do të jemi me fat nëse shohim një skuarër italiane që kalon këtë fazë në Champions”, shtoi Moxhi. Më tej ish-numri dy i bardhezinjve (i dënuar pas skandalit të Kalçopolit në vitin 2006) u ndal edhe tek diskutimet e gjyqtarëve në Serinë A, që edhe këtë javë kanë qenë pjesë e debatuar. Juventusit iu dha në favor një penallti inekzistente përballë Xhenovas, kurse Interit iu mohua një mëse e sigurt me Napolin. Sipas tij, këto gabime tregojnë se skandali i Kalçopolit nuk ka ekzistuar.