Ndryshon ligji, kompensimi i pronave pa afat
Drafti parashikon krijimin e një fondi të veçantë për kompensimin, në të cilin përveç fondeve të buxhetit do të përfshihen edhe të ardhurat nga privatizimet dhe donacionet.
Kryetari i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Elvis Cefa, i pranishëm gjatë diskutimit të këtij ligji, në mbledhjen e radhës së komisionit parlamentar, tha se “ndryshimet e parashikuara në këtë ligj i japin zgjidhje dy çështjeve kryesore”.
Sipas tij, së pari fondet buxhetore për kompensimin e ish- pronarëve nuk do të digjen në fund të vitit, por ato do të mblidhen në një fond special i cili do të përdoret në çdo kohë për kompensim e ish pronarëve, dhe së dyti fondet për agjencinë e KKP, parashikojnë të rriten nga viti në vit.
Cefa tha se për vitin 2010, fondi i vënë në dispozicion të ish- pronarëve arrin në vlerën e 700 milonë lekëve ose 100 milionë lekë më shumë se viti i kaluar.