Moxhi: “Unë, viktimë e një makinacioni”

"Kam marrë shumë grushta në fytyrë, është hidhërimi i dikujt që ka punuar dhe është i detyruar të lërë fushën e futbollit për të frekuentuar sallat e gjyqeve me familjen time e të djalit tim". Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Luciano Moxhi paraqitet në versionin e njeriut fatkeq pas daljes nga Gjykata e Romës, dhe hidhet në sulm duke akuzuar ata që kanë dëshmuar kundër tij, përfshirë edhe ish-drejtorin e përgjithshëm të Romës, Franko Baldinin.
"Cështja paraqitet si një gjë e montuar. Jam shumë i shqetësuar. Nuk ka prova, por vetëm thashetheme kundër meje".