Miliarderi amerikan: Torres, i pashitshëm

Ylli spanjoll, Fernando Torres, është i pashitshëm nga rekordmenët anglezë në Ligën e Kampioneve, Liverpuli.
"Ne nuk do ta japim atë me cfarëdo cmimi", - tha Tom Hiks, njëri nga dy pronarët amerikanë të "Redsave".
Miliarderi amerikan hodhi poshtë edhe spekulimet e shtypit anglez, se nënkampioni i Anglisë, Celsi, dëshironte të siguronte shërbimet e sulmuesit 24-vjecar.
Finalistët e Ligës së Kampioneve kishin deklaruar se ishin gati të paguanin 62 milionë euro për sulmuesin e Kombëtares spanjolle, për të cilin Liverpuli pagoi 38 milionë euro për ta marrë nga Atletiko e Madridit.