Hikerseberger: Dua Austrine, nuk dal në pension

Edhe pse Austria u eliminua nga Euro 2008, trajneri i saj Jozef Hikersberger dëshiron të vazhdojë më tej. 60-vjecari theksoi se ai është i gatshëm të drejtojë Austrinë edhe për kualifikueset e Kupës së Botës 2010.
Vendimi për fatin e Hikersberger do të merret nga Federata Austriake e Futbollit, më 24 qershor. "Mund të pranoja edhe të dilja në pension, por nuk ndihem edhe kaq i vjetër".
"Hike" në kontratën e tij të dytë pati në bilancin e tij 5 fitore, 9 barazime dhe 13 humbje (golat 29:39). Me Austrinë luan edhe mbrojtësi shqiptar Ronald Gërcaliu.