E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhën celularë, futbollistët në gjyq

Dy futbollistë të Sauthemptonit në Angli, sulmuesi Bredli Rajt-Filips, 23-vjec, dhe anësori Natan Dajer, 20 vjec, të arrestuar në mars të këtij viti për vjedhje të tre celularëve e 145 sterlinave në një klub nate të Portsmuthit, do të dalin para gjykatës, më 8 korrik.
Bredli Rajt-Filipis është djali i ish-lojtarit të Arsenalit dhe Anglisë, Jan Rajt si dhe gjysmëvëllai i lojtari të Celsit e Anglisë, Shin Rajt-Filips.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›