Tifozët, të uritur pas ndeshjeve

Nëse ndeshjet e Euro 2008 po kalojnë për bukuri në fushë, tifozët, dekori i përhershëm i stadiumeve, nuk janë gjithmonë të kënaqur.
Fjala nuk është për performancën e lojtarëve në fushë, por për kuzhinën jo fleksible austriake.
"Ne jemi të uritur pas ndeshjeve, por në mesnatë në lokalet e Salzburgut thuajse nuk ka asgjë për të ngrënë", - citohet një ambasador i tifozëve, i cili bën publike ankesat e tifozëve spanjollë e grekë.
Tifozët ankohen edhe për biletat. "Ne njohim tifozë, të cilët kanë paguar për një biletë 80 euro, për ta rishitur më pas 250 euro".