Lambert udhëheq Aston Villan

Paul Lambert është menaxher i ri i Aston Villas, ka njoftuar klubi nga Premierliga.
Lambert paraqiti dorëheqjen e tij nga Norwich City të enjten pas njoftimeve të para se Villa kishte bërë kontakt zyrtar për sigurimin e shërbimeve të tij. Dorëheqja e tij nuk ishte pranuar por klubet arritën marrëveshje që i mundësoi skocezit të kalojë në Villa Park.
“Bordi i Aston Villas është i lumtur të konfirmojë se Paul Lambert është emëruar menaxher i ri”, thuhej në komunikatën e shkurtër të publikuar në uebfaqen zyrtare të klubit.