E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petkovic, trajner i ri i Lazios

Ish trajneri i Sionit, Vladimir Petkovic është emëruar në krye të Lazios të shtunën pas largimit të Edy Rejas në fund të sezonit në Serie A.

Boshnjaku Petkovic i cili gjatë këtij viti kaloi një aventurë të shkurtët te skuadra zvicerane Sion është zgjedhje e befasishme duke pasur parasysh se kurrë nuk ka qenë i përfshirë në futbollin italian.

Një komunikatë e publikuar në uebfaqen zyrtare të Lazios konfirmoi emërimin e tij por nuk tregoi gjatësinë e kontratës. Lazio e përfundoi sezonin në Serie A në pozitën e katërt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›