E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beckham nuk do të bëhet trajner

David Beckham ka thënë se nuk planifikon të bëhet trajner pas përfundimit të karrierës si futbollist.

Mesfushori i Los Angeles Galaxy ka theksuar se nuk dëshiron të përcjell shembullin e ish bashkëlojtarit të tij nga Manchester United, Gary Neville i cili pas pensionimit nga futbolli aktiv, është inkuadruar në stafin teknik të Kombëtares angleze.

“Jo, e dua lojën dhe më pëlqen puna me fëmijë. Por, detyra e trajnerit nuk është diçka që dua të bëj në të ardhmen”, deklaroi Beckham për Sky Sports News.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›