E Diel, 1 Nëntor 2026

Bino: Tirana qyteti më i ndotur në Evropë, Rama të marrë masa


Zëvendës ministri i Mjedisit Tualant Bino i ka kërkuar kreut të Bashkisë së Tiranës Edi Rama të gjejë një zgjidhje për trafikun në vend dhe të marrë masa për ndotjen në kryeqytet. Në një konferencë për shtyp, Bino tha se Tirana është qyteti më i ndotur në Europë. Sipas tij kryeqyteti është në pluhur nga trafiku i rënduar dhe për shkak të mos pastrimit të rrugëve. " Rrugët e Tiranë nuk pastrohen, por vetëm spërkaten ndaj Tirana është në pluhur. Rama të gjej zgjidhje për puhurin e Tiranës, të lirojë trafikun dhe të çlirijë qytetarët", tha Bino.
Bino deklaroi se kryebashkiaku Rama duhet të lërë trillimet dhe të zgjidhjë çështjen e pluhurit dhe trafikut në kryeqytet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›