Cavani e mbanë premtimin

Edinson Cavani ka treguar shpirtin human që ka. Sulmuesi i PSG-së është treguar i sinqertë ndaj një tifozi të skuadrës së Bordos. Cavani para ndeshjes me Bordon, i premtoi një tifozi me aftësi të kufizuara se do ti ofroi fanelën e tij.
Me të përfunduar ndeshja, Cavani nuk e harroi premtimin e tij duke i dhënë fanelën e tij tifozit francez. Gjesti i tij është përshëndetur në mediat franceze duke u marrë si shembull për të mirë.