E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moyes i largon edhe asistentët e Fergusonit!

Trajneri i ri i Manchester United, David Moyes e ka në plan që të merr me vete asistentët e tij që i kishte te skuadra e Everton. Kështu asistentët e Sir Alex Fergusonit, Mike Phelan, dhe trajneri i portierëve Eric Steele si duket nuk kanë të ardhme te United.

Moyes ka thënë se do ta ketë asistent të parë Jimmy Lumsdem, me të cilin ka punuar te Evertoni. Situata ende nuk është qartësuar nga skuadra por se sipas të gjitha gjasave ndihmësit e Fergusonit nuk do të mbesin të papunë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›