Mozaiku i Muzeut
Specialiste shqiptare dhe italiane kane studiuar strukturen e mozaikut Shqiperia. Rezultatet tregojne per nje degradim te larte per gabime qe ne ndertimin e tij por nuk kanoset shkeputja e fasades. Drejtori i Drejtorise Rajonale Arber Kadia shprehet se mozaiku nuk mund te shpetohet me nje nderhyrje te vetme. Faza e pare e restaurimit prej 2.5 milione lekesh te reja do te nise brenda ketij muaji
Mozaiku i Muzeut Historik Kombetar nuk mund te shpetohet me nje nderhyrje te vetme. Specialistet kane arritur ne kete perfundim pas nje studimi te dyte me te hollesishem. Rreziku qe i kanosej ketij mozaiku u be i ditur ne korrik te ketij viti kur specialistet e Institutit te Monumenteve te Kultures dhe Drejtorise Rajonale te Tiranes prezantuan te dhenat e studimit. U vendosen skelat u fol per domosdoshmerine e restaurimit konsultimit me specialiste te huaj dhe ne perfundim te nje projekti qe do ti hapte rruge restaurimit. Gjate kesaj kohe mozaiku Shqiperia eshte veshur here me banderola te kompanise telefonike qe vendosi te mbeshteste restaurimin e me pas me posterin e 100-vjetorit te Nene Terezes. Aktualisht pas pese muajsh mbi mozaik nuk ka nisur ndonje nderhyrje konkrete. Arber Kadia drejtor i Drejtorise Rajonale te Tiranes thekson se kjo periudhe ka sherbyer per nje studim me te specifikuar mbi strukturen e mozaikut. Pas fazes se pare te studimit Instituti i Monumenteve te Kultures ngulmoi qe te behej nje studim i dyte per strukturen e mozaikut dhe jo vetem per siperfaqen e tij. Duhet te shihej nese kishte nje rrezik te mundshem te shkeputjes se fasades. Me shume se nje muaj me pare tre specialiste italiane bashke me specialistet shqiptare bene nje studim te dyte ku dolen ne perfundimin se struktura eshte degraduar por nuk rrezikon te shkeputet. Gjerat jane bere keq qe ne ndertimin e ketij mozaiku sepse nuk jane respektuar kriteret e domosdoshme ne procesin e ndertimit per nje strukture kaq te madhe betoni. Eumlshte e kuptueshme qe realizuesit kane qene nen presion per ta mbaruar sa me shpejt por kjo ka bere qe mozaiku te kete levizje te herepashershme dhe te krijohen te cara permes te cilave ka depertuar uji shprehet Kadia. Si rrjedhoje mozaiku nuk mund te restaurohet njeheree e mire. Sipas tij do te jene te domosdoshme inspektime te herepashershme nga specialistet per te shmangur shkaterrime te pakthyeshme. Kujtojme se ne studimin e pare realizuar nga specialistet Agron Islami dhe Klejdi Zguro material i shoqeruar edhe me fotografi te realizuara nga afer mozaiku paraqiste nje sere problemesh. Kryesori ende problematik edhe sot ka te beje me degradimin ne nje shkalle te konsiderueshme te materialit perberes dhe lidhes i cili per shkak te presioneve mekanike ne vete strukturen perberese faktoreve ambientale si dhe ndryshimeve te shpeshta termike ka arritur nje shkalle te larte degradimi. Sipas specialisteve ky degradim i larte shfaqet ne carjet dhe shkeputjet e pjeseve te konsiderueshme ne siperfaqen e mozaikut pjese te cilat paraqesin dhe rrezik renieje. Fotografite e realizuara ne detaje nga specialistet per kete studim tregojne fare qarte shkeputjen e disa pjeseve por edhe rrezikun qe u kanoset disa te tjerave. Ne te njejten linje shfaqet mjaft problematike shkeputja e suportit te teserave nga shtresa e meposhtme duke krijuar ngritje te tapetit ne disa zona duke rrezikuar serish shkeputjen e tyre.
Per sa i takon zgares metalike te hekurit ne pjeset e demtuara ku ajo ka qendruar e ekspozuar ndaj agjenteve atmosferike si rezultat i degradimit dhe shkeputjes se shtresave te cilat i mbivendosen ka nje korrozion total dhe te parikthyeshem te metalit fenomen i cili ka cuar ne menyre te pashmangshme ne copezimin dhe kthimin ne pluhur. Duke iu kthyer edhe njehere ketyre problematikeve por mbeshtetur edhe ne studimin e dyte Kadia thote se eshte gati projekti per nderhyrjen e pare restauruese mbi mozaik. Projekti i miratuar ne Keshillin Kombetar te Restaurimit eshte realizuar nga specialistet Agron Islami dhe Klejdi Zguro te cilet jane marre edhe me studimin e mozaikut duke pasur si konsulent ne kete projekt inxhinier Arben Bicokun.
Specialistet kane takuar nder kohe edhe tre nga autoret e mozaikut te ndertuar ne vitin 1981 Josif Drobonikun Agim Nebiun dhe Aleksander Filipin. Sipas drejtorit Kadia ne fazen e pare te restaurimit do te rivendosen teserat ne hapesirat e rena do te hiqen pjeset e armatures se hekurit qe eshte oksiduar do te mbyllen zgavrat e hapura dhe do te eliminohen damareve e brendshem permes te cileve deperton uji. Per specialistet mbetet problematike largesia minimale e armatures se poshtme e cila me raste eshte vetem gjysme centimetri larg pjeses siperfaqesore. Restaurimi qe do te kryhet per fazen e pare permes nje investimi te jashtem qe kap shifren e 2.5 milione lekeve te reja pritet te nise gjate ketij muaji pa dhene nje date te sakte. Sipas Kadise edhe kushtet atmosferike nuk e bejne te favorshme nderhyrjen gjate ketyre diteve. Aktualisht Drejtoria Rajonale e Kultures eshte ne fazen ku duhet te finalizohen procedurat per kontraktimin e firmes se restaurimit. Kemi kerkuar nje firme serioze qe te ofroje edhe siguri gjate punimeve shton Kadia.
Mozaiku eshte mjaft problematik dhe ne kete faze te pare do ta kurojme ti heqim lsquoinfeksionin dhe te pergatisim per fazat e metejshme. Edhe ne mbledhjen de Keshillit Kombetar te Restaurimit u ra dakord qe muzeu do rivizitohet nga inspektoret tane per te pare nese jane hapur zgavra te tjera sepse eshte shume e veshtire
diagnostifikimi qe kemi bere me mjetet qe kemi. Do te na duheshin miliona euro per te bere nje lloj diagnostifikimi sic ndodh ne shtetet e medha shprehet Kadia. Sot mozaiku Shqiperia eshte i mbuluar nga skelat ne pritje te specialisteve. Kjo faze restaurimi vjen pas debateve te shumta qe u zhvilluan per heqjen e tij nga pjesa ballore e Muzeut Historik Kombetar. Mozaiku ze nje siperfaqe prej 440 metra katroresh dhe eshte realizuar ne bashkautoresi nga Vilson Kilica Josif Droboniku Agim Nebiu Anastas Kostandini dhe Aleksander Filipi ne vitin 1981 kohe kur u perurua edhe godina e Muzeut Kombetar.