Serbia eshte fajtore ne qofte se Mlladiqi nuk arrestohet

Rezoluta per progresin e Serbise ne procesin per afrimin me BE-ne e cila pritet te miratohet ne janar te vitit te ardhshem eshte me pozitive se kurre me pare. Me kete rezolute Serbise i dergohet nje sinjal i qarte per perspektiven e hapur te ketij vendi per anetaresim ne BE por vetem pas plotesimit te obligimeve te saj. Raportuesi per Serbine i Parlamentit Evropian Jelko Kacin e ka mbeshtetjen gati te te gjithe anetareve te Komisionit per politike te Jashtme. Vetem dy anetare jane te permbajtur.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Raportuesi per Serbine i Parlamentit Evropian Jelko KacinAskush nuk ishte kunder dergimit te nje mesazhi shume te fuqishem per mbeshtetjen e forcave proevropiane ne Serbi te cilat duhet te kuptojne me ne fund se ky vend e ka vendin ne Evrope dhe te gjitha varen nga vete Serbia pohon Jelko Kacin ne nje deklarate per Deutsche Wellen.
Duhet shfrytezuar momenti per hapa te tjere te afrimit me BE
Ne Parlamentin Evropian eshte theksuar se ky eshte nje moment shume i rendesishem per afrimin e vendeve te Evropes Juglindore me BE-ne pasi pas kandidatures se Malit te Zi per te marre statusin e kandidatit per anetaresim Ballkani serish eshte kthyer ne rend dite. Momenti duhet te shfrytezohet per hapa te tjere drejt afrimit me BE-ne thone europarlamentaret. Sfidat me te medha te Serbise ne rrugen drejt anetaresimit ne BE sipas Komisionit per politike te Jashtme te Parlamentit Evropian mbeten dialogu i ardhshem me Prishtinen reforma e sistemit juridik dhe ne radhe te pare perfundimi i bashkepunimit me Tribunalin e Hages per krime lufte ne hapesirat e ish-Jugosllavise.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryeprokurori i tribunalit te Hages Serge Brammertz
Komisioni pohon se Parlamenti Evropian duhet te jete i vendosur ne kerkesen qe Serbia te arrestoje dhe ti dorezoje ne Hage te akuzuarit per krime lufte Ratko Mlladiq dhe Goran Haxhiq. Europarlamentaret rikujtuan se kane mbetur vetem edhe dy vite deri ne perfundim te mandatit te Tribunalit per ish-Jugosllavine dhe se raporti i fundit i kryeprokurorit Serge Brammertz per bashkepunimin e Serbise ka qene me tone kritike. Brammertz te henen ne OKB do te paraqese raportin e tij te ri per bashkepunimin e Serbise me Tribunalin e Hages. Jelko Kacin thote se ai tani me eshte njoftuar me sugjerimet e Brammertzit.
Vete Serbia eshte sfida me e madhe per Serbine
Ajo qe Brammertz sugjeron eshte qe vete Serbia eshte sfida me e madhe per Serbine. Kur Serbia te vendose te paraqitet ne nje drite te plote ate edhe do ta beje. Askush me ne Evrope me nuk e beson se Mlladiqi nuk eshte ne Serbi. Ne qofte se Mlladiqi nuk eshte ne Hage atje nuk eshte eshte vetem per shkak te Serbise pohon Kacin.
Thirrje te gjithe anetareve per ratifikimin e MSA me Serbine
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Parlamenti Evropian ne Bruksel
Njekohesisht me rezoluten e fundit Komisioni i Parlamentit Evropian ka mbeshtetur edhe ratifikimin e Marreveshjes per Stabilizim-Asociim me BE-ne. Marreveshja i mundeson Serbise krijimin e kornizes ligjore per marredhenie me Bashkimin Evropian. Parlamenti i Serbise e ka rafitikuar kete marreveshje ne vitin 2008 por ratifikimi eshte bllokuar ne disa vende anetare te BE-se. Kacin u ben thirrje 16 vendeve te mbetura qe ta ratifikojne kete dokument. Kacin mendon se mbeshtetja e rezolutes per Serbine si dhe e Marreveshjes per Stabilizim-Asociim do te ishte sinjal i mjaftueshem per Serbine qe te pershpejtoje reformat ne vend.
Autor Marina Maksimovic/Bahri Cani
Redaktoi Angjelina Verbica