Arta ne vendlindje

rishtine/ Ajo eshte aktorja e pare shqiptare qe ka shkelur qilimin e kuq ne Festivalin e Filmit ne Kane. Emri i saj ka shetitur revistat
Prishtine/ Ajo eshte aktorja e pare shqiptare qe ka shkelur qilimin e kuq ne Festivalin e Filmit ne Kane. Emri i saj ka shetitur revistat e gazetat me prestigjioze ne bote perderisa gazeta kanadeze National Post e ka futur ne listen e atyre qe do te duhej te nominoheshin per Oscar. Axhenda e saj eshte e mbushur me angazhime ne boten filmike nderkombetare.
Por Arta Dobroshi ka gjetur kohe per te realizuar nje projekt ne vendlindje. Eumlshte regjisori i njohur britanik Daniele Mulloy fitues i trefishte i cmimit BAFTA ai qe do te aterroje ne Kosove per te udhehequr kasten e aktoreve kosovare per nje film te shkurter artistik. Skenari dhe pjesa tjeter e pergatitjeve jane gati.
Xhirimet do te nisin shume shpejt - ka thene Dobroshi ne nje interviste per Kohen ditore.
Nuk ka pranuar te zbuloje shume per kete projekt filmik producente te te cilit pervec saj jane edhe Nita Deda dhe regjisori Mulloy me te cilin aktorja ka bashkepunuar se fundi ne filmin Baby ku ajo luan rolin kryesor. I njejti ka dhene edhe idene per realizimin e filmit ne Kosove.
E ulur ne njerin nga lokalet e kryeqytetit teksa zbraz kafen turke te cilen preferon ta pije sa here qe shkel Kosoven Dobroshi nuk ngurron te flase per angazhimin e saj ne filmin Late Bloomers i cili ia ka dhene mundesine qe te ndaje sheshin e xhirimeve me aktore te njohur hollivudiane si William Hurt dhe Isabella Roselini.
Megjithese ka kohe qe ka arritur te depertoje ne boten kinematografike nderkombetare Dobroshi - e cila mori fame me rolin e saj ne filmin Heshtja e Lornes te vellezerve belge Jean-Pierre dhe Luc Dardenne ku luan rolin e Lornas - ndien kenaqesi te vecante qe i eshte dhene rasti te realizoje film ne Kosove.
Ideja ka qene e regjisorit dhe mandej e kemi diskutuar bashke. Eumlshte ndjenje e vecante qe do te punoj ne Kosove sepse njeriu gjithmone duhet ta cmoje vendin e tij dhe te dije vleren e popullit - ka thene Dobroshi.
Per filmin per Kosoven flet pak.
E kemi skenarin dhe jemi organizuar. Ekipi perbehet nga me shume kosovare dhe producente tjeter e filmit eshte Nita Deda. Nuk do te doja te zbuloja me shume por mund te them se eshte shume kenaqesi qe po punoj ketu sepse njerezit jane shume perkrahes dhe po me ndihmojne shume - ka thene ajo.
Teksa ka folur per bashkepunimin me regjisorin Danile Mulloy Dobroshi ka permendur edhe sukseset e filmit Baby ne te cilen ajo luan rolin kryesor. Ky film deri tani ka marre dy cmime nderkaq eshte nominuar per BIFA British Independent Film Award qe eshte i ngjashem me BAFTA. Ceremonia e ndarjes se ketij cmimi do te mbahet me 5 dhjetor.
Me vjen mire qe jemi ne mesin e pese filmave britanike te nominuar ne kategorine e filmave te shkurter - thote Arta e cila ne filmin 25 minutash portretizon nje vajze qe rastesisht shnderrohet ne deshmitare te nje situate te pakendshme.
Nuk e kemi ditur se do te kemi kaq shume sukses por me pelqen shume filmi. Eumlshte drame dhe eshte goxha e prekshme - ka thene ajo.
Arta Dobroshi ka pak kohe qe ka perfunduar xhirimet per filmin Late Blommers nen direktivat e regjisores franceze Julia Gavras. Por kujtimet nga sheshi i xhirimeve jane te fresketa.
Kur ishte ftuar te bisedonte per rolin me regjisoren Gavras Dobroshi kishte lexuar skenarin dhe kishte pare qe ne film do te luante edhe William Hurt e Isabella Roselini. Kjo kishte qene arsyeja qe e kishte shtyre qe ti thoshte po ketij projekti megjithese ishin pese dite pa nisur xhirimet.
Kur kam degjuar se do te luajne William Hurt dhe Isabela Rosselini qeshe gezuar shume sepse eshte nje privilegj i madh te luash me aktore te tille - ka thene Dobroshi. Nuk kam pasur shume kohe per pese dite kane nisur xhirimet por kam qene me fat qe ekipi i filmit me ka dhene mjaft perkrahje dhe kohe per te realizuar rolin - ka shtuar ajo.
Ne realizimin e rolit te personazhes Maja e cila eshte nje arkitekte qe synon ta beje Louvre ne Londer ndihme te madhe Dobroshit i kishte dhene perkrahja e aktorit William Hurt me te cilin i ka pasur te gjitha skenat.
Ka qene shume mire te punoja me regjisoren dhe me William Hurt sepse kemi punuar pa stres. Ai ka qene shume perkrahes dhe me ka pyetur cdohere nese doja ta perserisja skenen - kujton Dobroshi teksa thote se kur del ne shesh xhirimi te gjithe jane te barabarte.
Kur je para kamerave gjeja me me rendesi eshte perqendrimi ne rol pa menduar se ke ke partner - ka thene ajo.
Megjithese nuk pranon te zbuloje shume per filmin Dobroshi ka thene se Later Bloomers i cili do te jepet premiere vitin e ardhshem eshte film romantik qe nderton rrefimin fale dy protagonisteve qe e kane te veshtire ta pranojne moshen e tyre.
Edhe pse konsideron se eshte heret te zbuloje detaje per projektet e saj te ardhshme Dobroshi paraprakisht paralajmeron se behet fjale per projekte te medha.
Aktualisht kam shume plane por nuk mund ti zbuloj per shkak te kontratave. Jane plane te medha - thote ajo teksa thekson se njeri nga projektet e ardhshme filmike do te nise se realizuari vitin e ardhshem.
Per ti thene po nje projekti filmik ajo fillimisht e ka te rendesishme qe ta pelqeje rolin qe i ofrohet. Fillimisht duhet te me pelqeje roli. Pastaj hulumtohen aktoret regjisori produksioni sepse duhet te dish perafersisht se cka kane bere me heret - ka thene ajo.
Megjithese nuk do te thyeje modestine dhe sukseset e saj Dobroshi ia atribuon pasionit dhe dashurise se madhe qe ka per profesionin e saj. Gjithmone e kam konsideruar veten qytetare te botes sepse eshte nje bote nje planet e te gjithe jemi te njejte. Kam deshire te punoj ne gjithe boten dhe besimi me ka bere te vija deri ketu. Por ende mendoj se jam ne fillim dhe se kam shume per te punuar - thote ajo.