E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mr.Betoni Edi Rama, flet si alien për urbanistikën

19-04-2012 / Gazeta 55

Simboli i shkatërrimit të arkitekturës së Tiranës, i cili shërbeu si shembull edhe për edvinët e vegjël të qyteteve të mëdha të vendit, flet si alien për një arkitekturë të re, duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi për shkatërrimet në vetë të parë të dekadës së fundit
 
Edi Rama, kryetari humbës i Partisë Socialiste, i tmerroi të gjithë dje, të madh e të vogël, kur u shfaq nëpër ekrane, teksa citonte postulate prej “arkitekti modern” lidhur me urbanistikën në Shqipëri. Një tryezë e sajuar me pseudo-urbanistë të mbledhur ane e kënd Shqipërisë, ku paraqiti Planin e Përgjithshëm Kombëtar, Edi Rama s’tregoi kurrfarë ndjese publike për shkatërrimin urban që i ka bërë Tiranës gjatë 11 viteve të dinastisë së tij sunduese.
Është e njohur dhe e ditur botërisht se Rama nuk mban përgjegjësi për ato që bën dhe këtë e ka faktuar, derisa jo më kot i kanë ngjeshur shprehjen e famshme “ç’më duhet mua se çfarë bëj unë” edhe për fajet e rënda të tij siç është betonizimi i kryeqytetit, përmes zhdukjes së hapësirave publike, lulishteve dhe çdo parku të gjelbër që shihej nga klientela e ndërtimit si ushqim i këndshëm për fryrjen e interesave financiare të Ramës & Co. Lëshimi i lejeve të ndërtimit si “kërpudhat pas shiut”, ishte dhe praktika më monstruoze gjatë 11 viteve të shkatërrimit të Tiranës. Kjo ndikoi ethshëm në zhdukjen e çdo vlere arkitekturore dhe urbanistike të kryeqytetit, duke e zhytur në terrin e informalitetit. Janë dhjetëra lagje të kryeqytetit që sot vuajnë pasojat e interesave financiare të Ramës dhe klanit të tij të shkatërrimit urban. Kjo sepse Tirana s’pati kurrë një plan urbanistik të miratuar nga ekspertë dhe urbanistë të shquar vendas dhe të huaj. Asnjë platformë urbanistike nuk iu përcoll qeverisë shqiptare dhe KKRRTSH-së, që në thelb të synonte administrimin urban të qytetit dhe riparimin e informalitetit që dominonte (edhe dominon ende, pasojë e 11 viteve masakër) plagët e kryeqytetit.
Për ironi të fatit, Rama shfaqet pikërisht në momentin e gabuar para shqiptarëve, duke u hequr si urbanist modern, duke cekur problemet urbane të vendit. Pas pak ditësh Bashkia e Tiranës do të shpallë planin urbanistik, platforma e vetme për administrimin e qytetit në 12 vitet e fundit. Pas 12 vitesh, Tirana do ketë planin e saj të ndërtimit dhe zhvillimit me koordinata të caktuara për të gjitha specifikat që ka nevojë kryeqyteti. Do ishte në përfitimin e tij politik në radhë të parë, që kryesocialisti të kërkonte ndjesë për 11 vitet e masakrës urbane dhe trashëgiminë mediokre që i la kryeqytetit shqiptar.  
 
 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›