E Diel, 1 Nëntor 2026

Patozi-opozitës:Ose kërkoni votëbesim ose heshtni

Kreu i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi ka deklaruar se përpjekja e opozitës për të bllokuar miratimin e anëtarit të KLD-së është dështimi i radhës i kësaj të fundit në betejat e saj parlamentare. Duke folur në seancën plenare, Patozi theksoi se seanca e kaluar shtoi edhe një etap tjetër të shëmtuar në cv e Partisë Socialiste.

“Partia Socialiste vërtetoi dështimin e radhës në betejat e saj parlaemtnare. Edhe në rrafshin etik, seanca e shkuar iu shtoi në cv një tjetër etap të shëmtuar që është përpjekja për të bllokuar me dhunë votimin e një antëri të KLD-së” ka theksuar Patozi.

Ai ka theksuar se nëse opozita kërkon të rrëzojë qeverinë duhet të kërkojë mocion mosbesimi dhe jo të pengojë seancën plenare. "Për të rrëzuar një qeveri nëse e kishin ndërment seancën e shkuar ka nevojë për këllçe që opozita nuk i ka. Së dyti opozita duhet të dijë që jo gjithmonë mund ta rrëzojë qeverinë por ka votimi të posaçme dhe unë e ftoj opozitës që të bëjë mocion mosbesimi. Ose kërkoni votëvesim ose heshti këto dy mënyra keni” theksoi Patozi.

Ai ka theksuar më tej se Partia Socialiste ka fobi ndaj votës së fshehtë ndërsa e ka cilësuar reagimin e opozitës në sallë si fyese për çdo deputet. “Fobia që ju keni ndaj firmave, ndaj votës së fshehtë nuk është një gjë që ju nderon. Unë mendoj që është fyese për çdo deputet që ne ti trajtojmë procedurat sikur jemi në një kazino. Ne jemi deputetë dhe jemi në sallën e Kuvendit që është tempulli i demokracisë” ka shtuar më tej Patozi.

Sipas Patozit, socialistët po i kushtojnë kësaj çështje një vëmendje të tepruar. “I kam thënë zotit Ruçi të enjten e shkuar: nuk jemi duke zgjedhur Papën e Romës, jemi duke zgjedhur një anëtar të KLD-së, ndaj nuk ka nevojë për kaq shumë zhurmë. Zoti Ruçi e bëri votimin e fshehtë sikur është zhdukur fare nga salla e Parlamentit dhe sikur është e vetmja mënyrë votimi në këtë Parlament. Pse keni frikë nga vota? Pse keni frikë nga komisionet, pse keni frikë nga kutitë? Unë nuk kam frikë të votoj dhe ta deklaroj votën time. Pse ju zoti Ruçi e keni kaq merak votimin e fshehtë? Dëshiroj edhe një herë të ftoj deputetët e opozitës t`i kthehen logjikës. Ndryshe, në rast se do përsërisni shfaqje të tilla, do vini qershorin e ardhshëm edhe më të lodhur seç jeni”, përfundoi Patozi.

Më pas ka qënë Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e cila ka marrë fjalën ndërsa ka shtuar se votimi i Elvis Cefës ishte dështimi i radhës i socialistëve.
 

“Radhën e kaluar ju firmosët dështimin tuaj të fundit. Humbët në 2009 nga shqiptarët, humbja tjetër e Ramës është ajo e zgjedhjeve në 2011, ndërsa humbja më e rëndë është ajo personalja në zgjedhjet lokale, kjo më e turpshmja, pasi u numërua çdo kuti në mënyrë transparente”, tha Topalli.
 

Ndërsa më pas duke iu drejtuar deputetëve socialist ajo tha: “Mos qani si kryetari juaj se e rreh Jozefina, bëhuni burra bëni mocion votëbesimi për zotin Rama si kryeministër dhe do ta shihni si do e votojnë, mënyrën zgjidheni ju”.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›