E Shtunë, 31 Tetor 2026

Linja e interkonieksionit, Bode: Parandaluam një rast korruptiv

Linja e interkonieksionit Shqipëri-Kosovë ka qënë sërish objekt debati në seancën e sotme të Kuvendit të Shqipërisë. Deputetët e PS-së akuzuan sërish qeverinë për bllokimin e këtij projekti ndërsa ministri i financave Ridvan Bode theksoi se u parandalua një rast korruptiv pasi diferenca mes dy garuesve ishte 21 milionë euro.
 

“Këtë tender e kemi marrë ne, por në një tender ku diferenca ndaj garuesve është 24 përqind çdo kush ka të drejtë të pyesë. Ne parandaluam një rast korruptiv. Dhe në vend që opozita edhe pse në vend të thoshte faleminderit të paktën duhet të heshte. Si ka mundësi që kërkoni këtë. Nuk është ndershmëri kjo. Pasi ne kemi të drejtë të akuzojmë edhe për interesa akulte nga opozita shqiptare” theksoi Bode.

Ndërsa deputeti i PS-së Arben Ahmetaj kërkoi nga institucionet investigimin e kësaj çështje pasi sipas tij kjo i kalon kufijtë e një tenderi. Ai ka theksuar se bllokimi i linjës së interkonieksionit nuk kanë të bëjnë me interesat kombëtare por me interesat korruptive të qeverisë.

vijon..
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›