E Diel, 1 Nëntor 2026

Mrika s’ia del të merret me politikë, gjen ngushëllim tek citatet prej krize të Edvinit

Ylberistët flasin për një rritje të ndjeshme të borxhit të brendshëm dhe njëherazi thonë se përmes rritjes së investimeve dhe rritjes së pagave e pensioneve, po dëmtohet ekonomia, qëndrim ky eunuk dhe qesharak nëse mendojmë se gjallëria e ekonomisë vihet re përmes investimeve, gjë e cila po shkon sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave


Dy ditë pas rritjes më të madhe të pensioneve, Partia Socialiste, me qëndrimet nihiliste për rezultatin spektakolar të mbledhjës së të ardhurave dhe konvertimin e tyre në një element të rëndësishëm të rritjes së mirëqenies së qytetarëve, sulmoi rrufeshëm Ministrinë e Financave dhe Qeverinë. Deputetja socialiste Mimi Kodheli (Mrika), përcolli sot fletrrufenë e hartuar nga Kryetari, për krizë të rrezikshme në Shqipëri, jo vetëm politike, por edhe ekonomike. D-Rama e intriguar nga ylberistët dhe e devalvuar përmes qarqeve të ngushta politike dhe mediatike, për të krijuar një realitet të zymtë dhe një natyrë të qeverisë së paaftë dhe jashtë kontekstit të saj programor dhe ideologjik, tregon se kriza e brendshme e opozitës është po aq e rëndë sa edhe duket nëpër fletrrufetë e lëshuara. Mrika foli për një borxh në rritje dhe kjo sipas saj, vjen si rezultat i rritjes së fundit të pagave dhe pensioneve dhe përmirësimit të jetesës së qytetarëve. Deputetja e Edvinit, servile në kulm, apo e imponuar të konsiderojë doktrinat e dështuara të opozitës së kamur, me lider suprem, komikun Edvin D-Rama, është e paqartë se nuk arrin të kuptojë se borxhi i brendshëm i vendit, është brenda parametrave të lejuara ligjërisht dhe se qeveria po realizon me sukses emetimin e bondeve të euro, prej të cilave shteti përfiton hua të mjaftueshme për mbulimin e shpenzimeve publike në infrastrukturë dhe paga dhe pensione, instrument ky që nuk kufizon likuiditetin në euro të sistemit bankar ndaj sektorit privat, sepse është pjesë e një likuiditeti që investohet jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë. Në këto kushte, Qeveria dhe Ministria e Financave, përmes tregtimit të eurobondeve ka thithur mbështetjen financiare një numri të konsiderueshëm të bankave të huaja, të cilat kanë shprehur gatishmërinë të investojnë kapitalet e tyre për mbulimin e shpenzimeve të qeverisë, normalisht me një interes të pranueshëm. Makthi i socialistëve se përmes rritjes së investimeve dhe rritjes së pagave e pensioneve rrezikon ekonominë dhe zmadhon borxhin e brendshëm, është jo vetëm i pabazë por edhe absurd në pamje të parë, pasi edhe një anormal mendërisht e kupton se kur ka rritje investimesh dhe ndërtim të infrastrukturës, tregon gjallërinë dhe funksionalitetin ekonomik.


Reagon Ministria e Financave: Ekonomia e gjallë, Rama i verbër ndaj sukseseve të qeverisë

Rritja e Pagave dhe pensioneve reflekton situatën tërësisht pozitive të financave publike dhe sulmi i kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, ndaj vendimit të qeverisë, tregon verbërinë e tij nga sukseset e ekonomisë së vendit dhe tmerrin nga braktisja politike dhe elektorale. Në këtë formë u është kundërpërgjigjur Ministria e Financave akuzave të Edi Ramës për situatën ekonomike, menjëherë pas rritjes së pensioneve.
Duke publikuar të dhëna për treguesit ekonomikë dhe të ardhurat e realizuara, Ministria e Financave ka akuzuar gjithashtu kryetarin e Bashkisë së Tiranës niveli më i ulët i realizimit të të ardhurave vijnë nga bashkia e tij dhe ato të drejtuara nga socialistët. Akuzat e Ramës, Ministria e Financave i ka cilësuar si një strategji për të përhapur panik dhe pasiguri në opinionin publik rreth të ardhmes ekonomike të vendit. Dy ditë më parë qeveria vendosi rritjen e pensioneve duke njoftuar njëkohësisht edhe rritje të pagave. Paralelisht, ajo do të çojë në parlament një buxhet të rishikuar ku parashikohet një ulje prej 25 për qind e shpenzimeve. Kryeministri Berisha tha se ky reduktim është i domosdoshëm dhe se qeveria synon të ruajë stabilitetin e treguesve makroekonomikë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›