E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore, plagos futbollistin e Flamurtaritpranga autorit

VLORE- Arrestohet autori i plagosjes së futbollistit të Flamurtarit Armando Myrtaj. Burime nga policia e Vlorës, të cilave u referohet NEWS24 bëjnë të ditur se është bërë i mundur arrestimi i Endri Rrokajt.

Mësohet gjithashtu se dhe 24-vjecari ka shenja dhunë në trup, gjë që sipas policisë dëshmon faktin se është dhunuar nga futbollisti gjatë kohës që janë konfliktuar me të.

Plagosja ndodhi në orën 20. 25 minuta të mbrëmjes së të shtunës në rrugën kryesore “Skele-Vlore”, 30 metra para stadiumit “Flamurtari” .

Futbollistit i është dashur ti nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale pas plagosjes së tij me pistoletë. Mësohet se është jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia nis hetimet për të dokumentuar ngjarjen.
(s.g/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›