E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mrkonjiq: Autostrada Prishtinë-Nish ishte ide e Millosheviqit

Sipas Milutin Mrkonjiqit, ministër serb i Transportit, autostrada Nish-Prishtinë është një ide e vjetër që nga koha e Sllobodan Milosheviqit.

“Që në vitin 1995, ne kishim projektuar një hartë të kësaj autostrade. Ajo është përfshirë gjithashtu në planin për zhvillimin e transportit në Ballkan. Ajo duhej të lidhte Rumaninë nëpërmjet Negotin dhe Nishin me kufijtë shqiptarë”, tha Mrkonjiq.

Goran Rodiq, sekretar i Shoqatës për Ndërtimin dhe Strehimin i Dhomës serbe të Tregtisë tha për SETimes se, autostrada do të shtrihet rreth 80 km në Serbi, me një potencial shumënivelesh, pasi përgjatë saj do të ndërtohen një numër motelesh, karburantesh, restorantesh. Ai tha gjithashtu, se autostrada do të kishte një interes të përgjithshëm dhe fizibilitet ekonomik.

“Ajo duhet të lidhet me Korridorin 10, që do të thotë me BE-në, pasi pikat e saj të reja duhet të jenë: Prizreni, Prishtina, Merdare – Korridori 10 ose Rumania, Hungaria dhe më tej. Ajo duhet të kalojë nëpër Shqipëri mbi Bjeshkët e Namuna, për në portet e Durrësit dhe Vlorës, që duhet të bëhen porte kryesore, shumë më të lirë dhe të përshtatshëm për transport më të madh, se sa Bari dhe Selaniku”, tha Rodiç për SETimes.

“Autostrada Nish-Prishtinë duhet të përfundohet, sepse është realiste, absolutisht realiste dhe e dobishme në shumë mënyra, me një numër përfitimesh për mbarë rajonin”, tha Makonjiq./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›