E Diel, 1 Nëntor 2026

Për OKB, Serbia kërkon veriun, Kosova ofron Pakon e Ahtisarit

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq ka thënë se marrja e një uljësje nga Kosova në Organizatën e Kombeve të Bashkuara mund të jetë temë e dialogut, nëse kryeministri Thaçi jep dicka, deklaratë kjo që është mirëpritur nga qeveria e Kosovës.

Zëvendëskryeministri u Kosovës Hajredin Kuçi, për “Kohën Ditore” ka thënë se deklarata e kryeministrit serb është në drejtimin e duhur.

“Qëllimi ynë në dialog, veç tjerash është zhbllokimi i çështjes së Kosovës në OKB dhe njohja e Kosovës nga pesë shtetet anëtare të BE-së. Është qëndrim në rrugën e duhur” ka thënë Kuçi.

Duke e komentuar këresën e Daçiqit se edhe Kosova duhet të japë diçka, Kuçi ka thënë se Pakoja e Ahtisarit është ajo që ofron Kosova.

“Nëse krijohen rrethanat për implementim të Pakos së Ahtisarit, edhe vetë serbët do ta vërejnë se është e mjaftueshme”, është shprehur Kuçi./Indeksonline/

 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›