“Muaj Mjalti” me shqiptarë dhe serbë
Ilda Lumani
TIRANE-Regjisori serb, Goran Paskal jeviç do të nisë filmin e tij të ri “Honeymoon”, i cili do të jetë i pari bashkëprodhim kinematografik shqiptaro-serb. Tragjikomedia moderne është shkruar nga Paskaljeviç dhe autori i ri shqiptar, Genc Përmeti. Xhirimet e filmit do të realizohen në Vojvodinë, Shqipëri dhe Itali. Paskaljeviç, i cili në karrierën e tij ka realizuar deri më tani 14 filma, në nisje të filmit të ri “Honeymoon” është shprehur se “ky film do të jetë sfida më e madhe e imja”. “Sipas meje, ky film do të pasqyrojë imazhin e mentalitetit tonë prej ballkanasi, të krijuar në sytë e Evropës shumë ndryshe nga sa është në realitet, që shpesh na vendos në anën e keqe të rrugës”, - ka shpjeguar Paskaljeviç.
Filmi
Në rolin kryesor do të interpretojë një aktore e re nga Novi Sad, Jelena Tarkulja. Të tjerë aktorë në film do të jenë Giancarlo Giannini, Lazar Ristovski, Petar Bozoviç, Mira Banjaç, dhe të tjerë aktorë serbë, shqiptarë dhe italianë/
Filmi ka në qendër dy çifte që kanë vendosur të largohen nga vendi i tyre i origjinës (Serbia dhe Shqipëria), për t’u shpërngulur në Evropën Perëndimore. Çifti shqiptar do të hasë probleme në portin e Barit, ndërkohë që çifuti serb vështirësitë do t’i përballojë në aeroportin e Berlinit. Së bashku, çiftet
ndihen të trishtuar dhe të persekutuar për mungesën e mikpritjes që ata gjejnë në dyert e Europës Perëndimore “si të padëshiruar”. Trauma kështu vazhdon më tej.
Regjisori
Regjisori i njohur serb, Paskaljeviç ishte këtë verë në Tiranë për katër ditë kinoprova me të rinjtë e Akademisë së Arteve. Ai pa rreth 20 filma shqiptarë që nga vitet ‘80. Regjisori serb Goran Paskaljeviç njëkohësisht zgjodhi gjatë atyre ditëve edhe aktorët e të parit film serbo-shqiptar në histori, “Muaj mjalti”.
Paskaljeviç, një nga regjisorët më të njohur që vjen nga Ballkani (kujtojmë “Fuçi baruti”, “Ëndrra e një nate dimri”), ka gati dy vjet që e ka deklaruar dëshirën dhe idenë e një projekti të tillë.
Historia
Filmi realizohet në një bashkëpunim me kompaninë filmike shqiptare “Ska-Ndal”, që drejtohet nga piktori Genc Përmeti. Fillimisht u fol për një projekt të bazuar mbi një tregim të Ylljet Aliçkës, të titulluar “Çifti”, por skenari përfundimtar është një ndërtim i vet Paskaljeviçit dhe Përmetit, të cilët kanë shkruar dy histori të ngjashme, një serbe dhe një shqiptare, që ecin paralelisht, pa u takuar askund. Nuk bëhet fjalë për ndonjë histori që rrëfen marrëdhëniet shumëshekullore mes dy popujve, bëhet fjalë për realitetet e të dy vendeve, të cilët ngjajnë aq shumë dhe ndajnë të njëjtën shpresë, Evropën.
Xhirimet
Ndërsa në Serbi xhirimet do të fokusohen në Vojvodinë, në Shqipëri ato do të xhirohen në veri, në zonën e Komanit. Ka qenë dëshira e regjisorit serb për të gjetur një vend që të jetë gati në kufijtë e së pamundurës për të ekzistuar. Një vend të pastër, të qetë, ku edhe njerëzit janë shpirtërisht më të pastër. Ndërkohë, disa momente të filmit do të xhirohen edhe në Tiranë, ku ndodh edhe përplasja. Një botë tërësisht e distancuar përballet me një tjetër të zhurmshme, ku një luks sipërfaqësor të merr sytë. Një familje veriore zbret në Tiranë për një sebep tek disa të afërm, të cilët e “kanë zënë veten” ekonomikisht. Këtu zë fill edhe drama. Janë dy linja që ecin paralelisht si fillim, ajo ekzistenciale dhe ajo dashurore mes dy të rinjve nga shtresa të ndryshme shoqërore. Një histori e ngjashme ndodh edhe në Serbi.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)