E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni-Kosovë, nënshkruhet protokolli për vendosjen e shtyllave kryesore kufitare

 

SHKUP- Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë deklaroi se demarkacioni i kufirit mes Maqedonisë dhe Kosovës vazhdon me dinamikën e parashikuar dhe pritet që së shpejti të mbarojë tërësisht.
Agjencia e lajmeve maqedonase, MIA bëri të ditur se Komisioni i përbashkët për shënimin e kufirit pardje në Shkup nënshkroi Protokollin për vendosjen e shtyllave kryesore kufitare në gjatësi të tërë kufirit, ku edhe zyrtarisht është konfirmuar vija kufitare mes Maqedonisë dhe Kosovës në pajtim me planin e Marti Ahtisarit, kumton MPJ e Maqedonisë.

Në një deklaratë të MInistrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë thuhet se dje në vendin Kopilaçë, në kufirin mes Maqedonisë dhe Kosovës, është rivendosur shtylla kryesore kufitare 11, e cila ishte hequr para rreth dhjetë ditëve.

Me angazhim të përbashkët të Komisionit të përzier për shënimin e kufirit, njoftoi MPJ-ja, guri kryesor pa asnjë problem është kthyer në vendin e tij në sektorin e katërt kufitar dje në ora 14:40.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›