E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muaj “i nxhehtë” për Greqinë, priten vendime të rëndësishme

Vetëm një muaj kohë ka qeveria greke për miratimin e paketës së shkurtimeve prej 11.5 miliardë euro para se Trojka e ndërkombëtarëve të zbarkojë sërish në Athinë.

Pavarësisht se takimi i fundit mes Trojkës dhe Ministrit grek të Financave u cilësua si pozitiv dhe paketa e masave mori pëlqimin nga ana e përfaqësuesve të Trojkës, tashmë qeveria greke e kryeministrit Antonis Samaras duhet të arrijë objektivat, pasi pa aprovimin e BE, BQE dhe FMN Athina nuk mund të përfitojë paketën e ndihmës prej 31 miliardë eurosh.
 

Samaras është takuar të hënën me të dy liderët e tjerë të koalicionit, Evangelos Venizelos dhe Fotis Kouvelis, ndërsa një tjetër takim pritet sot në mbrëmje. Mediat greke shkruajnë gjithashtu se Kreu i qeverisë greke do të ketë një muaj të ngjeshur, ndërsa do të takojnë kreun e Eurogrupit, Jean Claude Juncker më 22 gusht në Athinë, kancelaren gjermane Angela Merkel më 24 gusht në Berlin dhe presidentin francez Francua Hollande më 25 gusht në Paris.

Negociatat mes Trojkës dhe Greqisë mbi paketën e shkurtimeve prej 11,5 miliardë euro të nevojshme për zhbllokimin e pagesës së këstit të ndihmës kanë qenë produktive dhe kanë regjistruar progrese të mira.
 

Ministri grek i Financave Stournaras duhet të përmbush jo vetëm kërkesat e kreditorëve ndërkombëtarë, por edhe ato të palëve të koalicionit qeverisës të Pasok dhe të Majtës Demokratike, që kërkojnë shmangien e shkurtimeve të pensioneve, pagave publike dhe ndihmave sociale.
 

Në paketën e shkurttimeve përfshihet një rritje të moshës së pensionit në 66 vjec apo ndoshta edhe 67 vjeç nga mosha aktuale 65, një kotroll i borxhit publik si dhe privatizimi i kompanive shtetërore dhe shkrirja apo mbyllja e institucioneve publike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›