E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lustracioni në Maqedoni, LDSM e pakënaqur me ligjin

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, si partia më e madhe në opozitë nuk përjashton mundësin e tërheqjes së anëtarëve të saj nga Komisioni për Lustrim nëse nuk ndërmerren masa në drejtim të korrigjimit të mangësive të ligjit, duke mos përjashtuar edhe format e tjera.
 

“Të gjitha opsionet janë në lojë. Lustrimi duhej të ishte çështje mbipartiake ndërsa u shndërrua në vegël për larje hesapesh me ata që mendojnë ndryshe. Ne publikisht thamë se lustrimi bëhet sipas ligjit që ka elemente anti-kushtetuese, ndërsa në krye të komisionit është një person të cilit i ka kaluar mandati. Ne dëshirojmë të shohim se si do të zhvillohet procesi”, deklaroi Zoran Jovanovski, nënkryetar i LSDM-së.
 

LSDM, që është edhe opozita maqedonase ka tre përfaqësues në Komisionin për Lustrim, i cili përbëhet nga gjithsej njëmbëdhjetë anëtarë.
 

Ndërkohë kryetari i Komisionit për Lustrim, Tome Axhiev, ka deklaruar se Komisioni mund të sjellë vendime edhe pa anëtarët e opozitës maqedonase, sepse sipas ligjit komisioni mund të funksionojë me shtatë anëtarë dhe vendimet mund të miratohen nëse për to votojnë gjashtë prej tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›