E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muaji i mjaltit Kate-William diskutojne Jordanine

Dasma më e kushtueshme në botë vlerësohet si sukses për monarkinë britanike që mes luksit dhe elegancës duket se ja ka kaluar dhe dasmave të sheikëve arabë. Pas ceremonisë që u cilësua si e mahnitshme dhe nga nëna mbretëreshë, çifti i ri është larguar nga Buckingham Palace në Aston Martin e James Bond, spiunit më të famshëm britanik.

Mediat  raportojnë se pas ceremonisë martesore princi britanik, William dhe Kate Middleton kanë festuar deri në 3 të natës. Në festën në Buckingham Palace në Londër ishin ftuar rreth 300 pjesëtarë të familjeve dhe miq të ngushtë të çiftit të sapomartuar.

E ndërsa çifti i ri niset për muaj mjalti, mbetet ende enigmë vendi ku do të shkojnë. Telegraph shkruan në numrin e sotëm se destinacion i preferuar mbetet Jordania, megjithatë`ende nuk dihet nëse çifti do të shkojë aty në Afrikë apo do të qëndrojë thjesht në Skoci.

Të premten, princi William dhe Kate Middleton vunë kurorë. Në Westminster Abbey në Londër ishin grumbulluar rreth 2.000 mysafirë për të asistuar në dasmën e princit William dhe 29- vjeçares, Kate Middleton. Rreth 50 krerë shtetesh ishin në mesin e të ftuarve. Ceremonia që nisi në mesditë, u ndoq nga televizione nga e gjithë bota.

Rreth 2 miliardë njerëz e ndoqën ngjarjen më të rëndësishme të vitit për oborrin mbretëror britanik. Sipas shtëpisë mbretërore, çifti në të ardhmen do të mbajë titullin dukë dhe dukeshë. 28-vjeçari William është pas të atit numri dy për fronin britanik. 

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›