Obama ne Alabama tornadot vrasin 334 persona

Presidenti amerikan Barack Obama premtoi ndihma federale ndërsa vizitoi zonat e shkatërruara nga tornadot e ditëve të fundit. Obama u shpreh i tronditur nga shkatërrimet në Tuscaloosa, ndërsa bilanci i të vdekurve shënon 334 të vdekur e 20 persona të shpallur të humbur.
“Asnjëherë nuk kam parë shkatërrime të tilla. Është e dhimbshme. Ne biseduam me disa nga banorët këtu që fatmirësisht shpëtuan veten por humbën gjithçka tjëtër. Do të bëjmë gjithçka mundemi për t’i ndihmuar ata”- deklaroi presidenti Barack Obama para gazetarëve.
Përkrah Obamës ishin dhe bashkëshortja Michel dhe guvernatori i Alabamës, Robert Bentley. Alabama mbetet shteti më i goditur nga të 7 shtetet e jugut amerikan. Katastrofa është më e rënda që nga Uragani Katrina në 2005-ën. Aty viktimat janë 238 të vdekur e 1700 të plagosur. Viktima janë raportuar dhe në Mississippi, Tennessee, Arkansas, Georgia, Virginia and Louisiana.
Delina Bitraku