Muaji mars, zhduken abonete e studenteve
Luljeta Ndoka
Shoqata Kombetare e Transportit Qytetes nuk ka hedhur asnje abone studenti ne qarkullim per muajin mars. Punonjesit e dispecerive thane dje se atyre nuk u eshte dhene asnje karte e pajtimit mujor per transportin urban gjate ketij muaji. Punonjesi i pikes se shperndarjes prane "Ushtarit te Panjohur" deklaroi dje se i jane dhene vetem abone te pergjithshme dhe asnje studenti. Te njejten gje pohuan edhe punonjesit e dispecerise ne qender te Tiranes, te cilet dje pothuaj nuk kane qendruar fare ne "baraken" e tyre aq te vizituar ditet e fundit.
Furnizimi
Ne dispecerine qe ndodhet ne qender te Tiranes, punonjesit e saj sa jane dukur dhe me pas e kane kycur me dry, ashtu sic kane vepruar edhe dy dite me pare. Nje grua duket hera-heres, duke hapur e mbyllur deren prej llamarine, ndersa pohon se eshte shitese geshtenjash. Celesat i ka marre ajo, sepse drejtorin e ka kusheri. Shitesja e geshtenjave e perdor kete kioske si magazine per mjetet e saj te punes. Megjithate, ajo ka disa informacione ne lidhje me abonete. "Jane shperndare vetem diten e pare, ndersa tani nuk shperndahen me", thote shitesja. Ajo shton se per abone studenti as qe behet fjale per kete muaj, sepse ka kerkuar edhe per vete, por nuk ia ka dhene njeri.
Dispeceria
Dispeceri ne stacionin prane "Ushtarit te Panjohur" dukej me i buzeqeshur dje. Radhet ishin zhdukur, dhe furnizimi me abone te pergjithshme ishte bere. Por vetem te pergjithshme ama, sepse per kartela mujore per studentet as qe behej fjale. Duke mos dashur te rrezikonte pozicionin e tij te punes, ai pohoi se nuk mund te jepte identitetin e tij, por shtoi se kete muaj nuk eshte furnizuar me kartela pajtimi mujor per studentet. "Detyra ime eshte qe t'i shperndaje ato ne baze te cmimit real qe kane. Deri tani kam shitur vetem abone te pergjithshme, ose te linjave te posacme, por jo per studentet. Kjo ka ndodhur sepse nuk me ka sjelle njeri te tilla", argumenton dispeceri.
Studentet
Ndersa "viktimat" e ketyre shkeljeve, studentet, kane preferuar dje qe te ecin me kembe. Disa studente, me fletore ne dore, kane zgjedhur te ecin ne kembe nga Fakulteti i Shkencave te Natyres, prane Stacionit te Trenit, e deri ne Qytetin Studenti. Me pare, ata merrnin linjen e Tiranes se Re deri ne qender, dhe me pas linjen e Saukut. Nuk dihet nese ata vendosen te shijojne ditet e para te pranveres (edhe pse situata meteorologjike dje nuk ishte aspak ne favorin e tyre), apo po protestojne ne heshtje. Megjithate nje gje eshte e sigurt: Kur per studentet qe kane zgjedhur autobuset, ka ardhur momenti per te paguar, ato nuk kane pasur abone qe t'ua tregojne fatorinove. Kesisoj, disa jane sjelle sikur kishin qene edhe me pare ne autobus, duke treguar nje pamje indiferente ndaj fatorinove, ndersa te tjere kane nxjerre 20 lekeshin. Studentet e pohojne se 20 leke nuk jane shume. Por kur ata e bejne 4 here rrugen me autobus per ta do te thote 80 leke ne dite, ose 2400 leke te rinj ne muaj.
Ibrahimi: Kemi hedhur ne treg abone studenti
Kryetari i Shoqates se Transportit Urban ka deklaruar dje se ka hedhur ne shitje abone studentesh. "Nuk e mbaj mend per momentin numrin, por abone studenti ka pasur si cdo muaj", tha Ibrahimi. Ai i shpjegoi ankesat e qytetareve me faktin se abonete e studenteve jane me gjysmen e cmimit, dhe ky ka qene shkaku qe njerezit i kane blere menjehere. "Ato rimbursohen ne masen 50 per qind, ndaj ato jane shitur menjehere", tha Ibrahimi. Ne fakt, te gjithe mund ta kuptojne faktin se ato shiten shume shpejt, por mbetet enigmatik fakti se ku jane shitur ato. Dispecerite, te vetmet pika te autorizuara per shitjen e kartelave te pajtimit mujor, pohojne se nuk jane furnizuar me to, e si pasoje nuk kane shitur asnje abone studenti.