E Diel, 1 Nëntor 2026

OLI REHN: "Serbia te riafirmoje perkushtimin ndaj BE

Bashkimi Evropian kerkoi dje qe Serbia te konfirmoje se deshiron lidhje te ngushta me te. Thirrja u be nga komisioneri per zgjerim i Bashkimit Evropian, Oli Rehn, pak ore para votimit ne Parlamentin serb te nje rezolute per marredheniet e Serbise me BE-ne pas shpalljes se pavaresise se Kosoves dhe njohjes se saj nga nje pjese e vendeve evropiane. Ren, pasi tha se "kerkojme nga qeveria e Serbise qe te riafirmoje perkushtimin e saj per raporte te ngushta me BE-ne", beri te qarte se "jemi te gatshem te levizim perpara vetem nese Serbia eshte e gatshme te veproje me te njejten monedhe".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›