E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovenia dhe Islanda, njohesit e radhes

Sllovenia dhe Islanda ishin dy shtete te tjera qe njohen dje zyrtarisht Republiken e Kosoves. Ne kete menyre, behen afro 100 shtete qe njohin shtetin me te ri. Nder to, afro 40 shtete ne Evrope dhe jashte saj si dhe 57 vendet qe aderojne ne Konferencen Islamike. Njohja nga Parlamenti i Sllovenise u be me shumice dermuese votash. Nga 67 deputetet te pranishem gjate votimit, 57 ishin pro propozimit te Qeverise sllovene per njohjen e Kosoves, ndersa vetem 4 votuan kunder.
Edhe Islanda njohu dje shtetin e ri. Kryeministri i Republikes se Kosoves, Hashim Thaci, mori nje leter nga ministri i Puneve te Jashtme te Islandes, Ingibjorg Solrun Gisladottir. Permes saj, konfirmohej njohja e Republikes se Kosoves shtet i pavarur dhe sovran.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›