E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muça: : “Elbasani na befasoi”

Vendosi shpirti i gares
20 Nentor Fitorja e se shtunes ne mbremje, ne "Qemal Stafa", ka qetesuar shume ne mjediset e klubit bardheblu, aq me teper qe gjithcka u arrit nepermjet nje loje bindese, sidomos ne pjesen e dyte te saj, pa thene se qe fryt i mundit e i djerses te te gjitheve. Gjithcka kane treguar bardheblute, ishte shume larg ndeshjeve te zbehta e aspak emocionuese, ku fitoret jane prekur nepermjet nje loje shabllone. Ndaj dhe Shkelqim Muca, sekretari trajner, duke u ndalur ne ate cka paraqiti skuadra e tij ne sfiden me kampionet, nder te tjera theksoi: "Ne arritjen e kesaj fitoreje merita ishte e te gjithe skuadres. Ndaj, sapo ka fershellyer gjyqtari per perfundimin e nentedhjete minutave, i kam pergezuar lojtaret, qe per asnje cast nuk hoqen dore nga ambicia per te dale fitues, edhe pse ishin ne avantazh te dy golave".
"Elbasani na befasoi"
Duke u ndalur ne ecurine e perballjes me verdheblute, Muca, pasi vuri ne dukje evidentimin e disa prej karakteristikave me dalluese te lojtareve bardheblu, vazhdoi: "Kam mendimin se u luajt vertet nje futboll i pelqyeshem, te cilin prej kohesh po e kerkon shikuesi yne. Per kete, pa dyshim qe nje merite te vecante pati edhe skuadra elbasanase. Madje, pikerisht per kete, fill pas perfundimit te ndeshjes, e kam takuar dhe e kam pergezuar trajnerin e Elbasanit, Luan Deliu, per punen e shkelqyer qe ka bere me grupin e tij, kur kishte arritur te ndertonte nje ekip mjaft agresiv, i cili na vuri realisht ne veshtiresi, sidomos ne pjesen e pare, nepermjet nje presingu shembullor qe na befasoi. Per te qene te sinqerte, duhet te pranoj se nuk e kishim pritur kete presing kaq te thelle, deri ne gjysmefushen tone".

"Shpirti i gares nuk duhet te mungoje"

Sekretari trajner, qe tashme nga e hena e javes se kaluar mban "veshur" edhe tutat e stervitjes, ka vazhduar te flase per skuadren e tij. "Ne te gjitha qe thashe per lojen e skuadres sone, duhet nenvizuar shpirti i gares qe ajo tregoi, te cilin duhet ta pasqyroje ne cdo ndeshje. Por, te njejten gje duhet te beje edhe ne drejtim te zbatimit te detyrave te ngarkuara dhe te kembengule si nje trup i vetem. E theksoj kete, sepse i kishte munguar ekipit tone, kur ne ndeshje te vecanta grupi nuk ka manovruar mire, sidomos ne drejtim te lojes ne mbrojtje. Gjithsesi, e perseris, shpirti i gares nuk duhet t'i mungoje kurre ekipit tone", ka perfunduar Shkelqim Muca, qe te shtunen ne mbremje, me fitoren ndaj verdhebluve, arriti ta "kaperceje qafen e Malit te Krrabes", qe per dy vite kalendarike qe shnderruar ne "mision te pamundur" per tiranasit, pa harruar qe 22 here kampioneve te Shqiperise u riktheu qetesine e munguar.
Salihi gjen golin
Pas nje nderprjeje dyjavore, plot pas 180 minutave loje, golashenuesi me i mire i kampionatit, shkodrani i bardhebluve Hamdi Salihi, e ka gjetur serish rrugen e rrjetes. Kryesimi ne listen e golashenuesve eshte ne kuoten 11. Ndaj ka festuar ne menyre te jashtezakonshme, sipas menyres se tij, teksa ka bere shenje me dore ne tribunen A te "Qemal Stafes", nga ku e ndjek vazhdimisht vellai i madh, Altini, qe nuk i ndahet me te vogelit te shtepise ne te gjitha fushat e Shqiperise, por edhe neper stadiumet e Europes. "Para ndeshjes, tregon Salihi, ai me tha "sot do te shenosh", dhe une iu pergjigja se do te shenoj. Te dyve na doli fjala".
Duro, i "salduar" te standardet
Sezonin e kaluar, Klodian Duro shenoi 4 gola per Tiranen, te gjithe nga pika e bardhe e penalltise. Golin e peste (te sezonit) e pati shenuar ne finalen per Kupen e Shqiperise, ndaj Vllaznise, ne "Roza Haxhiu". Pra, te 5 golat nepermjet goditjeve standard. Te shtunen, ne "Qemal Stafa", ndaj verdhebluve ka mberritur goli i tij i pare ne kete kampionat, serish nga pika e bardhe e penalltise.
Hidi, i vetmi ndryshim
Nje dite para ndeshjes, Muca kishte pohuar se ndryshimet ne formacion do te ishin te pakta, ashtu si edhe ndodhi. Madje, qe nje i vetem, ai ne katerkendorin e portes, mes shtyllave te te cilit Hidi u gjend per here te pare ne kete kampionat. I sakte e i sigurt ne nderhyrjet dhe pritjet e tij, ai behet protagonist ne te treten ndeshje te ketij kampionati, ku Tirana nuk peson gol. Ka ndodhur keshtu ne javen V me Partizanin (2 0) dhe ne te VIII, me Luftetarin (1 0), ku "gardian" ka qene Nallbani.
Bedri Alimehmeti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›