Shqiptarët e Champions/ Hetemaj, nesër kundër Milanit

Nesër, AEK i Athinës, ku aktivizohet edhe shqiptari me pasaportë finlandeze, 19-vjecari Përparim Hetemaj, do të përballet me një nga legjendat e futbollit europian dhe botëror, Milanin, gjashtë herë fitues të Ligës së Kampioneve, në ndeshjen e vleshme për javën e pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampioneve. AEK i Athinës arriti fitoren e parë pas 22 ndeshjesh në fazën e Grupeve të Ligës së Kampioneve. Goli historik u shënua në minutën e 74-t nga Nikolaos Liberopoulos, kundër një formacioni me dhjetë lojtarë të ekipit francez Lilë. Në atë takim luajti edhe shqiptari me pasaportë finlandeze, 19-vjecari Përparim Hetemaj, që në dy ndeshjet e fundit të AEK ka luajtur plot 158 minuta. Madje ishte Hetemaj, shkaku që francezët mbetën me dhjetë lojtarë. Ndaj u shkaktua nëj faull nga Efstathios Tavlaridis, që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke marrë automatikisht kartonin e kuq. Mesfushori Hetemaj luajti për 88 minuta, ndërsa u zëvëndësua për arsye taktike në fund të takimit me Ilias Kiriakidis. AEK pas fitores në ditën e katërt të Ligës së Kampioneve, ndodhet në kuotën e 4 pikëve në Grupin H. Do të jetë shumë bukur kur shikuesit do të shohin Hetemaj kundër Gatuzos, Kaka e kompani.
Sic është bërë e ditur ditë më parë dhe nga shtypi grek "Ora ja spor" (Ora për Sport) një nga futbollistët që mund të veshë fanellën e Juventusit mund të jetë Përparim Hetemaj. Sipas gazetës greke "Ora për Sport", posacërisht për të parë këtë lojtar, klubi i Juventusit ka sjellë vëzhguesin e saj, Dejan Vasiljev, për të ndjekur ndeshjen e Kupës së Greqisë, Haidari-AEK. Sipas gazetës më të madhe të klubit grek, AEK, "ORA PËR SPORT", drejtuesit e klubit të Juventusit kanë mbetur të mahnitur nga talenti i 19-vjecarit kosovar, Përparim Hetemaj, i cili në rolin e tij mund të jetë pasardhësi i Aleksandro Del Pieros.