Tatimet: 20 subjekte rritën çmimin e bukës artificialisht
Sa herë ndodh kur një lajm nga bota tregon për uljen e prodhimit të grurit ose ndërprerje të përkohshme të importit nga ndonjë vend prodhues, në Shqipëri rritet menjëherë çmimi i bukës.
Nga kontrollet e ushtruara nga Tatimet, ka rezultuar se 20 subjekte kanë rritur artificialisht çmimin e bukës. Burime nga kjo drejtori thonë se aksionet për kontrolle në pikat e shpërndarjes së bukës dhe të miellit do të vijojnë, veçanërisht në Tiranë dhe Durrës, ku edhe abuzimet me çmimin janë më të mëdha.
Për të “shpëtuar” nga gjobat, tregtarët e miellit lëshojnë fatura ndryshe nga se e shesin miellin, pra në faturë mielli shitet me një çmim më të ulët ndërkohë që në realitet shitet me një çmim më të lartë. Kjo bëhet për të shmangur gjobat nga autoritetet përkatëse.