Muca e sheh Dinamon prane kryesuesve
Shkelqim Muca, ne javen e pare te punes zhvilloi me Dinamon seancen e fundit te stervitjes, ne vigjilje te ndeshjes se sotme me Apolonine. Trajneri vleresoi kundershtarin, Apolonine qe ne ndeshjet e fundit, fale perforcimeve ka pasur nje ngritje te dukshme ne te gjitha aspektet. Ne vleresimin e Muces, blute i pret nje ndeshje e veshtire, perballe fierakeve. "Nuk do te jete e lehte fitorja dhe nuk ka fitore te sigurt", - eshte shprehur Muca. Perballe Apolonise, Dinamo kampione ne fuqi, do te kerkoje ta nise mbare, me nje fitore. Dinamo nuk do ta dorezoje lehte kuroren e titullit kampion. Kategorise Superiore deri ne fund, i duhen edhe 13 jave dhe per dinamovitet shihen te mjaftueshme per te rikuperuar gabimet e kaluara. "Duhet te kthehemi te fitorja dhe te krijojme nje stabilitet ne loje dhe ne rezultate, duke filluar nga ndeshja e radhes. Dinamo eshte ekipi qe mban titullin kampion dhe pretendent kryesor per te fituar trofe", - perfundon Muca, para ndeshjes se sotme.