E Diel, 1 Nëntor 2026

Muça i kënaqur me lojën, por e ka me gjyqtarin

Dinamo

Skuadra e tij barazoi 1-1 me Kastiotin brenda, ndërsa trajneri Shkëlqim Muça vlerëson lojën e të tijve, por e ka me gjyqtarë, që sipas tij kanë gjykuar gabim në disa episode. “Në ndryshim nga ndeshja e fundit, ajo ndaj Shkumbinit për Kupë, vura re një skuadër që kishte grintë e dëshirë për të fituar. Skuadra ka patur mundësi të shumta për të shënuar. Krahas defekteve tona, për sa i takon finalizimit, dua të përgëzoj portierin Ilion Lika. Për si rrodhën ngjarjet në fund, jam i kënaqur dhe me barazimin. Për sa i përket golit që shënoi Kastrioti, jam i bindur se ishte një pozicion i dukshëm jashtë loje. është e vështirë të motivosh skuadrën në këto momente kur vetëm matematika nuk na lejon që të shpallemi kampion. Kundërshtarët luajnë shumë të motivuar ndaj nesh, ndaj vërehet diferenca në fushë”, përfundoi Muça.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›